Lëngu
Çfarë është lëngu rimbushës?
Lëngu rimbushës për cigaret elektronike është një lëng i veçantë që është i nevojshëm për të vënë në punë një cigare elektronike. Lëngjet nëpërmjet rezistencës shndërrohen në avuj, i cili pastaj çlirohet kur thithet. Lëngjet ndryshojnë në tipare të tilla si aroma/shija, ashpërsia në fyt dhe nikotina. Por ka lëngje me dhe pa nikotinë.
Lëngjet mund të ndahen në tre komponentë:
Nikotina: Nikotina është stimuluese në cigare. Te cigarja e duhanit, nikotina çlirohet bashkë me shumë kimikate/agjent të tjerë si një produkt i procesit të djegies së duhanit. Te cigaret elektronike, nikotina çlirohet kur lëngu nëpërmjet rezistencës merr formën e avullit. Tek cigaret elektronike, nivelet e nikotinës përgjithësisht janë: 0mg/ml (pa nikotinë), 0.3mg/ml, 0.6mg/ml, 0.9mg/ml, 1.2mg/ml, dhe 1.8mg/ml. Duhet të keni parasysh dy gjëra kur përzgjidhni nivelin e nikotinës: simptomat e mëparshme dhe fuqia e cigares elektronike. E para, nëse me nivelin e nikotinës që keni ju vjen për të vjell apo ju "gërvisht" së tepërmi fytin, atëherë duhet të tregoni kujdes të mos tymosni shumë shpesh cigaren elektronike dhe të blini lëng me nivel nikotine më të ulët. Pra, mos u gënjeni me faktin që cigarja elektronike nuk mbaron si cigarja e duhanit dhe të vazhdoni pa ndaluar të tymosni. Duhet ta përdorni cigaren elektronike ashtu si të pinit duhan, pra me shkëputje dhe me kohë të caktuara. E dyta, sasia e nikotinës që ju merrni varet edhe nga fuqia e cigares elektronike që keni. Pra, sa më e madhe të jetë sasia e tymit që prodhon cigarja juaj, aq me e ulët duhet të jetë niveli i nikotinës në lëngun që përdorni, për të mos patur simptomat e përmendura me parë.
Aroma: Aroma është komponenti që i jep shije cigares elektronike. Nikotina e pastër nuk ka ndonjë shije, kjo është arsyeja pse është e nevojshme për të shtuar aromatizues në përzierjen e nikotinës për të bërë avullin të ketë shije dhe të ndihet si një cigare e vërtetë.
Holluesit: Holluesit kryesisht kryejnë dy funksione: rregullojnë nivelin e fortësisë së nikotinës dhe të aromatizuesve. Kjo bëhet për të realizuar fortësinë e dëshirueshme/të synuar të lëngut. Funksioni tjetër i holluesve është përhapja e nikotinës (nëse ka) dhe shijes përmes avullit. Dy holluesit më të njohur janë propilen glikoli (PG) dhe glicerina me origjinë bimore (VG).
Të gjithë përbërësit në lëngjet tona janë të gradës farmaceutike, pra të nivelit më të sigurt për perdorim.
Si të përzgjedh lëngun rimbushës më cilësor?
Ne ju këshillojme të tregoni kujdes në lëngun rimbushës që përzgjidhni, sepse ka ndikim të drejtpërdrejt në eksperiencën e tymosjes dhe shëndetin tuaj.
Vendi i Prodhimit: Sigurohuni që lëngu që përzgjidhni prodhohet brenda Bashkimit Europian ose në kontinentin e Amerikës së veriut, si ShBA ose Kanada. Kjo për shkak se detyrimet ligjore dhe kërkesat rregullative në këto vende janë shumë të rrepta për cilësin e produkteve. Ju këshillojmë të qëndroni largë lëngjeve të prodhuara në Kinë, për shkak se ka një mungesë të theksuar kontrolli. Për më keq akoma, nga ky vend ka një numër të madh klonimesh të paligjshëm të markave të njohura. Gjithashtu, tregoni kujdes nga lëngjet që nuk përmendin vendin e origjinës, sepse nuk mund të vërtetoni nëse janë prodhuar në mënyrë të sigurt apo nëpër bodrume e kush e di se me çfarë niveli rrezikshmërie.
Data e Skadencës: Pikë tjetër shumë e rëndesishme në përzgjedhjen e lëngut është prezenca e një date skadence në të. Nëse data e skadencës mungon, apo me keq akoma, ajo ka kaluar, tregoni shumë kujdes të madh me përzgjedhjen e tij, sepse mund t’ju shkaktoj dëme shëndetësore.
Çertifikimet: Ju këshillojmë të kontrolloni nëse lëngu i përzgjedhur ka ndonjë lloj çertifikimi, që garanton kontrollin e tij. Për shëmbull, çertifikimi ISO 9001, nënkupton që kompania e prodhimit duhet të ketë dhe të mbajë një nivel shumë të lartë të cilësisë në menaxhim dhe sistemet e prodhimit. Dhe ky çertifikim rikontrollohet vazhdimisht për të garantuar respektimin e nivelit të lartë të cilësisë.
Paketimi: Sigurohuni gjithashtu që lëngu që përzgjidhni vjen në paketim profesional dhe cilësor. Kjo tregon një përkujdesje të veçantë nga prodhuesi për produktin dhe cilësinë e tij.
Sa kohë mund të zgjasë një shishe 30ml me lëng?
Një shishe 30ml duhet të zgjasë rreth 15-25ditë, kjo është për një përdorues mesatar. Një clearomizator standard ka një kapacitet 1.6-2ml, dhe shpesh zgjat 0.5-1ditë të tërë për nje përdorues mesatar.
Ka shumë debate rreth nikotinës, por nikotina më vete, e papërzier me elementë të tjerë asnjëherë nuk ka treguar të jetë e dëmshme. Pjesa më e madhe e dëmit që lidhet me nikotinën, rrjedh nga kombinimi i saj me elementë të tjerë, që gjenden te cigaret e duhanit, si p.sh. katrani që është mbetja e djegies së duhanit.
Përdoruesit e cigareve elektronike mund të eksperimentojnë me nivele të ndryshme të nikotinës, sepse ka shumë faktorë personalë që përcaktojnë se sa i fortë duhet të jetë një lëng. Këta faktorë ndryshojnë nga personi në person si dhe nga fuqia e cigares elektronike që përdorni. Ju mund të provoni nivele të ndryshme dhe te zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.
Kur disa lëngje janë të ekspozuar ndaj ajrit dhe dritës ata ndonjëherë ndryshojnë ngjyrën, kjo është krejtësisht normale. Nëse lëngu në clearomizatorin tuaj merr një ngjyrë kafe të errët/të zezë, ju mund të keni nevojë të ndryshoni clearmizatorin tuaj, ose të zëvendësoni rezistencën (në qoftë se është një clearomizator me rezistencë të zëvendësueshme).
Propilen glikoli (PG):
- Propilen glikoli është një hollues që përdoret në bërjen e lëngjeve. Nuk ka shije të dukshme, erë dhe është i cilësisë së lartë në klasën e përbërjeve farmaceutike. Në kombinim me nikotinën dhe aromatizuesit, ju jep më shumë se thjesht një shije në fyt. Lëngjet me nivele të larta PG ndihen më shumë në fyt.
Glicerinë me origjine bimore (VG):
- Glicerina me origjine bimore është një hollues që përdoret në bërjen e lëngjeve, ndihmon për të prodhuar më shumë avull, dhe ka më shumë shije. Sa më i lartë niveli i VG, aq me të ëmbël dhe të trashë jane avujt.
Propileni glikoli dhe glicerina me origjinë bimore janë konsideruar dhe njihen gjërësisht si të sigurtë.
Disa lëngje janë 100% VG që do të thotë se ata nuk përmbajnë propilen glikoli.
Një efekt në fyt (ndjesi/"gërvishje" që ndjen në fyt), është mënyra se si ndihet avulli kur kalon poshtë në fyt; ky është një nga komponentët kryesorë të një cigareje elektronike të mirë. Ka katër faktorë që përcaktojnë fuqinë e efektit në fyt. Tre nga këta faktorë janë nivelet e nikotinës, raporti PG/VG, dhe cilësia e përgjithshme e lëngut. Këta tre faktorë luajnë rol më të madh, por fuqia e cigares elektronike gjithashtu ndikonë në fuqinë e efektit në fyt, megjithëse jo në masë të madhe.
Po, janë të përshtatshme për vegjetarianët.
Clearomizatori
Rezistenca është elementi që ngrohet kur bateria aktivizohet dhe është përgjegjëse për prodhimin e avullit.
Zakonisht rezistencat zgjasin 1 deri në 2 muaj, por jo gjithmonë ndodh kjo. Rezistencat janë shumë të brishta dhe mund te mos punojnë edhe në me pak kohë në qoftë se ato përdoren jashtë mase, ose nëse voltazhi është shumë i lartë.
Të gjitha rezistencat kanë një garanci, funksional në mbërritje, kjo do të thotë se në momentin e parë që ju merrni artikullin, ju duhet ta provoni, për të parë nëse ai punon, që nga ky moment mbaron çdo garanci. Rezistencat janë ndërtuar që të jenë të ndryshueshme sa herë të jetë e nevojshme.
Shumica e clearomizatorëve që ne shesim kanë rezistenca të zëvendësueshëm; kjo do të thotë se pjesa e vetme që ka nevojë të ndryshohet brenda mbajtëses së lëngut është rezistenca. Ju mund të kuptoni nëse rezistenca duhet të zëvendësohet kur ka një mungesë të theksuar të avullit, ose në qoftë se ju ndjeni një shije djegëse, pothuajse si të pinit duhan.
Duhet treguar kujdes i veçantë për rezistencën kur ju e vendosni për herë të parë në cigaren elektronike. Duhet ta lagni pak me lëng pa e futur tek clearomizatori, dhe pasi e keni futur, mbusheni clearomizatorin me lëng dhe lejeni 2 minuta pa e përdorur që rezistenca të marri lëngun e nevojshëm që të mos digjet. Gjithashtu, 4-5 tymosjet e para në një cigare të re apo pasi keni vendosur një rezistencë të re, duhet te jen shumë te lehta dhe të shkurtra për të mos shkaktuar djegien e rezistencës.
Kjo mund të ndodhë për disa arsye. Mund të ndodh që clearomizatori të rrjedh për shkak të mbimbushjes, ndezjes me një voltazh të pamjaftushëm, ose rezistenca mund të jetë djegur. Nëse rezistenca digjet/prishet, ajo nuk është në gjendje për të ngrohur lëngun, duke shkaktuar rrjedhje. Ju duhet të zëvendësoni rezistencën me qëllim ndalimin e rrjedhjes.
Rezistenca janë të ndryshme për vëllime dhe fuqi të ndryshme të avullit të prodhuar. Sa më e ulët rezistenca, aq më shpejt nxehet ajo, dhe si rrjedhojë më shumë avull prodhohet, i cili, do të thotë më shumë shije.
Po ju mundeni, por rekomandohet të pastroni clearomizatorin për të hequr shijen e lëngut të mëparshëm. Pas disa tymosjeve, aromat e lëngut të mëparshëm duhet të zhduken. Në qoftë se jo, atomizatori mund të ketë ndonjë problem.
Bateritë
Pse nuk po karikohet bateria?
Në qoftë se bateria juaj nuk po karikohet mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm. Së pari, sigurohuni që karikuesi që po përdorni, është karikuesi i duhur për baterinë tuaj. Ne ju rekomandojmë që të përdorni vetëm karikues të faqes tonë të internetit për tu siguruar që ata punojnë në mënyrë korrekte dhe të sigurtë. Pastaj, sigurohuni që e keni lidhur karikuesin me baterinë në mënyrën e duhur.
Së pari, sigurohuni që bateria juaj është karikuar në mënyrë të mjaftueshme para se ta përdorni atë.
Pajisje të ndryshme kanë metoda të ndryshme për të ndezur baterinë. Mënyrat më të zakonshme për të ndezur një bateri janë si më poshtë:
Kliko butonin e ndezjes me shpejtësi pesë herë.
Kliko butonin e ndezjes me shpejtësi tre herë.
Nëse asnjë nga këto metoda nuk punon, ju lutem referojuni faqes së artikullit specifik në faqen tonë të internetit, ose na telefononi në 068 60 70 700, ose dërgoni email në kujdesi@cigare.al.
Më poshtë janë mesataret për bateritë me madhësi të ndryshme, këto përafërsisht i referohen përdorimit të vazhdueshëm (kur përdor artikullin gjatë gjithë kohës).
bateria 1000mAh: 5-9 orë
bateria 1600mAh: 9-23 orë
bateria 2300mAh: 23-32 orë
bateria 3000mAh: 32-48 orë
Shënim:
Përafërsimet e mësipërme janë për një tension të caktuar 4volt, duke e rritur tensionin shkurtohet jetëgjatësia e baterisë. Në anën tjetër, ulja e tensionit rrit jetën e baterisë.